Strakosha vjen me kërkesë për Lazion

Futboll

Strakosha vjen me kërkesë për Lazion

Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:25
Thomas Strakosha

E ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha me Lazion është ende në dyshim.

Gardiani kuqezi i cili është në skadencë kontrate në qershorin e vitit 2022, pas katër sezonesh si titullar i padiskutueshëm tani e sheh veten një rezervë e Pepe Reinës.

Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Strakosha do të kërkojë në fundin e sezonit që të largohet nga kryeqyteti italian për të gjetur një skuadër tjetër që ia garanton vendin e titullarit.

Portieri 26-vjeçar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 9 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat