Para 11 viteve vdiq futbollisti shqiptar që ishte pjesë e Liverpoolit

Futboll

Para 11 viteve vdiq futbollisti shqiptar që ishte pjesë e Liverpoolit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:05
Para 11 viteve vdiq futbollisti shqiptar që ishte pjesë e Liverpoolit

Besian Idrizaj u nda nga jeta 11 vite më parë në moshën 22 vjeçare.

Futbollisti me origjinë shqiptare e vijoi karrierën në Austri dhe Angli, teksa ka qenë pjesë e Liverpool për shumë kohë, pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Një sulm në zemër 15 majin e 11 viteve më parë do bënte që djaloshi të mbyllte sytë përgjithmonë, teksa është kujtuar sot nga ish-skuadra e tij, Swansea.

Pjesë e klubit anglez në kohën kur ndërroi jetë, Swansea ka emocionuar me dedikimin për shqiptarin që u largua nga jeta vetëm 22 vjeç.

“Besian Idrizaj u morr pabesisht nga ne 11 vite më parë si sot. Përgjithmonë në zemrat tona”, shkruan klubi anglez.

Idrizaj u lind të Austri dhe ka qenë pjesë e kombëtares austriake deri në moshën 21 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat