Rashica dhe Werderi para ndeshjes jetë a vdekje

Futboll

Rashica dhe Werderi para ndeshjes jetë a vdekje

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:14
Rashica dhe Werderi para ndeshjes jetë a vdekje

Werderi me Milot Rashicën nuk dijnë për fitore në 8 ndeshjet e fundit të Bundesligës, duke e vendosur skuadrën shumë pranë zonës së nxehtë që të dërgon në Bundesliga 2.

Djelmoshat e trajnerit Florian Kohfeldt do të luajnë ndeshjen direkt për mbijetesë ndaj Augsburgut ku fitorja është fjala kryesore për dy klubet.

Në ndeshjen e fundit ata arritën pikën e parë pas 7 ndeshjeve rresht me humbje dhe një fitore ndaj Augsburgut do ti jepte shpresa për shpëtim të sezonit në xhiron e fundit.

Nga ana tjetër, edhe Augsburgu po lufton për mbijetesë, edhe pse është 2 pikë larg Bremenit. Ata janë me një barazim e 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit teksa në xhiron që lam pas u mposhtën nga Stuttgarti me rezultat 2-1. 

Werderi rënditet në vendin e 15 me 31 pikë të grumbulluara ndërsa Augrburgu është një pozitë më lart me 33 pikë, transmeton Klan Kosova. 

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon, Bremeni fitonte 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat