Nuk luan Keidi

Futboll

Nuk luan Keidi

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:19
Nuk luan Keid

Espanjoli zyrtarizoi ngjitjen në La Liga në javën e shkuar pas barazimit kundër Zaragosës.

Festa e madhe përfshiu lojtarët e këtij ekipi, mes të cilëve ishte edhe Keidi Bare. Mesfushori shqiptar ka fituar zemrën e tifozëve të Espanjolit me grintën e treguar dhe dëshirën që paraqet në fushën e blertë, sikur të mos ekzistonte një tjetër 90 minutësh.

Por në përballjen e djeshme të Espanjolit kundër Cartagenas, trajneri Moreno mendoi që ta linte pushim Keidin për t’i dhënë më shumë frymëmarrje pas arritjes së objektivit. E në këtë moment ishte skuadra që humbi shumë pa “pitbullin” e saj, ku agresiviteti nuk ishte i nivelit të duhur në mesfushë.

Kështu Espanjoli do të dështonte në shtëpi me shifrat 0-2 kundër Cartagenas, në humbjen e parë që pësoi pas 15 ndeshjeve. Tifozët e kanë parë në këtë këndvështrim humbjen e sotme me reagimet e tyre në rrjetet sociale ku edhe njëherë tjetër tregohet se rëndësia e Bares është jetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat