Sulm me armë, Neymar në hetim për akuza të rënda në Brazil

Futboll

Sulm me armë, Neymar në hetim për akuza të rënda në Brazil

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:22
Sulm me armë, Neymar në hetim për akuza të rënda në Brazil

Agripino Magalhães, zyrtar i shtetit në Brazil dhe aktivistit shtetëror LGBTI+ ka ngritur një padi ndaj Neymar, në të cilën ai pretendon për gjeste homofobike dhe kryerjen e një sulmi të armatosur ndaj tij nga ana e Neymar.

Lajmin e bujshëm e bëjnë të ditur mediet braziliane, që konfirmojnë se hetimet kanë nisur prej kohësh.

Magalhães gjithashtu ka akuzuar avokatin e sulmuesit, Davi de Paiva Costa Tangerina për kërcënime me vdekje.

Ai në gjykatë është shprehur se ka frikë nga kërcënimet ndaj tij dhe ndërron vazhdimisht vendndodhje dhe nuk mund të stabilizohet në një punë për shkak se mund ta gjejnë dhe t’i rrezikojnë jetën.

Magalhães kërkon një dëmshpërblim prej rreh 1 milioni eurosh për nga Neymar për gjithë shqetësimet psikologjike dhe jo vetëm që pretendon t’i jenë shkaktuar nga ylli i PSG. Kjo çështje qe mbyllur nga gjykata në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Neymar rezultoi të ishte mik i ngushtë me prokurorin e çështjes dhe ky i fundit nuk kishte pretenca për çështjen.

Megjithatë, gjykata ka dalë me një tjetër vendim, duke emëruar një prokuror të ri dhe rinisur hetimet për akuzat ndaj Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat