Çmenduri

Futboll

Çmenduri

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:25
Çmenduri

Entuziasmi për ardhjen e José Mourinho vazhdon.

Pas fletushkave, pikturës murale dhe madje edhe një gravure të shenjtë, tani në kryeqytetin italian ekziston edhe një birrë kushtuar portugezit. Në fakt, lindi birra “SpecialOne”, kushtuar José Mourinhos.

“Ishte një goditje e bujshme, ne e dinim që ardhja e tij do t’i jepte një rëndësi të madhe ekipit dhe qytetit, kështu që natën e zyrtarizimit si trajner i Romës krijuam etiketën. Brenda një jave prezantuam birrën”, – shpjegon për “Roma Today” pronari i restorantit që po shërben këtë birrë për klientët.

“SpecialOne” është prodhuar në kanaçe 330 ml, në të cilat duket e stampuar fytyra e Murinho me maskën e perandorit, dhe kushton 6.50 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat