Misioni titull për Partizanin ka vetëm një rrugë

Futboll

Misioni titull për Partizanin ka vetëm një rrugë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:26
Misioni titull për Partizanin ka vetëm një rrugë

Për Partizanin ka vetëm një rrugë për të mbërritur te titulli, fitorja me Teutën kryesuese.

Barazimi në derbi me Tiranën e detyron tashmë ekipin e Dajës që ndaj rivalëve direkt në garën për titull të luajë gjithcka për gjithcka, 3 javë nga përfundimi me një minus 3 në renditje. Çdo rezultat tjetër pavarësisht golavarazhit më të mirë dhe barazisë së plotë që mund të sillte një barazim i mundshëm me shumë gjasa do të ishte game over në lojën e trofeut.

Në një sezon që askush nuk e kishte menduar në fillim të edicionit, Partizanin në garën për titullin deri në fund, Daja kaloi çdo pritshmëri dhe tanimë Partizani gjithsesi e ka vetë në dorë çështjen e trofeut, nëse arrin të mposhtë Teutën. Në 3 javë nevojiten 3 fitore dhe kjo është e vetmja rrugë për të arritur te trofeu i kampionit.

Sigurisht që me Teutën specialiste në prapavijë, jo më kot mbrojtja më e mirë e kampionatit, marrja e një rezultati nga 3 të mundshëm nuk do të jetë e thjeshtë, aq më tepër që sfidat direkte këtë sezon kanë prodhuar 3 barazime deri në këto momente, por për të mbërritur te titulli rruga është një dhe e vetme, fitorja ndaj djemve të detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat