Dy derbi në Seri A, Juventus-Inter dhe Roma-Lazio!

Futboll

Dy derbi në Seri A, Juventus-Inter dhe Roma-Lazio!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:27
Dy derbi në Seri A, Juventus-Inter dhe Roma-Lazio!

Do të jetë një e shtunë me pak ndeshje por me duele spektakolare dhe shumë të rëndësishme në ekranin e Supersport.

Vëmendjen më të madhe e merr padiskutim derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga bardhezinjtë për të shpresuar deri në fund të objektivi Champions, ndërkohë në krahun tjetër Interi i Contes nuk ka ndërmend të tolerojë aspak edhe pse e ka fituar titullin pasi rivaliteti me Juventusin është aq i madh saqë tifozët nuk do ta pranonin që skuadra të hapte krahun dhe t’i lejonte bardhezinjtë të vazhdonin rrugën drejt objektivit të tyre.

Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet më të mira të mundshme. Në mbrëmje do të luhet edhe derbi i qytetit të përjeshtshëm me Romën që do të sfidojë në Olimpico Lazion që beson ende te objektivi Champions.

Një vëmendje të madhe këtë të shtunë në ekranin e Supersport do të marrë edhe finalja e FA Cup mes Chelsea-t dhe Leicester që do të luhet në Wembley.

Nëpërmjet kanalit Eurosport 2 nga java e 33-të e Bundesligas në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni sfidën Freiburg-Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat