Kukësi mund të ketë në dorë fatin e Skënderbeut

Futboll

Kukësi mund të ketë në dorë fatin e Skënderbeut

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:35
Kukësi mund të ketë në dorë fatin e Skënderbeut

Në një garë të etshme për qëndrimin në Superiore në këtë fundsezoni, që si rrallë herë ka qenë e tillë deri në fund, një pjesë të rëndësishme të fateve të ekipeve që janë në garë mund ta vendosë mbi të gjitha, një skuadër, Kukësi. I zhveshur nga objektivat dhe e vetmja që nuk lufton për asgjë, Kukësi mund të ketë në dorë fatin e Skënderbeut, Bylisit dhe Kastriotit në këtë fundkampionati, teksa me të 3-ja do të përballet në këto 3 javë të fundit.

Si një skuadër në mënyrë të padiskutueshme me cilësi të jashtëzakonshme, por që pati një vit jo mes shumë luhatjeve, Kukësi në këtë fund sezoni ka mundësinë për të vlerësuar maksimalisht garën, për të dhënë maksimumin ndaj 3 rivalëve dhe për të mos lëshuar askund.

Formula fituese për të 3 kundërshtarët e Kukësit në këtë fundkampionati me siguri do të jetë në pikët që do të marrin ndaj verilindorëve. Ajo që do të arrijë të ndalë Kukësin me shumë mundësi do të jetë dhe e shpëtuar.

Dhe në një vit që Kukësi nuk arriti të ishte protagonist në garën për trofeun, gjithsesi Kukësi ka shansin për të përcaktuar garën, këtë herë atë të mbijetesës, ku fati i Bylisit, Skënderbeut dhe Kastriotit do të varet mbi të gjitha nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat