Hakimi: Ja si më bindi Conte

Futboll

Hakimi: Ja si më bindi Conte

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:46
Hakimi: Ja si më bindi Conte

Kampionati tashmë është në xhepin e tij, por Interi nuk duket se dëshiron ta ngadalësojë hapin e pandalshëm pikërisht në metrat e fundit. Ekziston sfida e madhe për t’u nderuar ndaj Juventusit dhe mundësia e dëbimit përfundimtar të rivalit të të gjitha kohërave nga Liga e Kampionëve.

Një nga protagonistët e “Allianz Stadium” me siguri do të jetë “shigjeta” Achraf Hakimi, ndër më të mirët te skuadra zikaltër. Një sezon i parë i shkëlqyeshëm italian për marokenin, pavarësisht mbërritjes në një kampionat ndryshe nga La Liga dhe Bundesliga, përmbledhur në tri momente kyçe për mikrofonat e “Sportweek”:

“Fitorja me Juven në ‘San Siro’, një muaj pas eliminimit nga Champions-i. Janë tri momente që e përmbledhin sezonin tonë: dalja nga Kupat e Europës, suksesi ndaj Juves dhe ai në derbin e kthimit, që na lejoi të shkëputemi nga Milani me katër pikë”.

Puna e Conte e bindi Hakimin të “martohej” me projektin zikaltër. Një karizëm, ai i trajnerit nga Salento, vërejtur nga ish-lojtari i Real Madridit: “Çfarë më bindi? Ambicia, projekti i klubit dhe fjalët e Conte në telefonatën tonë të parë. Ai më telefonoi për të më thënë se më donte. Së pari më pyeti se çfarë dëshiroja në të ardhmen time, pastaj shpjegoi për mua se si do të luanim, cili do të ishte roli im mes mbrojtjes dhe mesfushës. Ai qe vendimtar me idenë e futbollit agresiv. Kjo më bëri të ndihem i rëndësishëm.

Pastaj, gjithashtu tha se ne do të fitonim. Biseduam shumë dhe, duke pasur parasysh si shkoi, mund të them se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

Futbolli italian nuk po kalon një moment të shkëlqyeshëm jashtë kufijve kombëtarë, por Interi ka të gjitha kredencialet për të hapur një cikël të ri, që mund të vijojë me fitoret në Europë: “Këto janë periudha, në këtë moment klubet kanë probleme, lojtarët vijnë dhe shkojnë, e rëndësishme është të vendosni të hapni një cikël, sepse në këtë mënyrë vendosim bazat për të ardhmen. Kjo është ajo që bëri Interi. Ekziston një projekt që fillon me ardhjen e Conte dhe lojtarëve të rinj. Nëse vazhdon, do të jemi në gjendje të hapim një cikël që do të na çojë te dominimi në Itali dhe në Europë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat