Do largimin nga PSG

Futboll

Do largimin nga PSG

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:49
Do largimin nga PSG

Mauro Ikardi është i pakënaqur me minutazhin te PSG dhe në këtë formë për të shmangur një tjetër sezon si jo protagonist ka kërkuar largimin.

Argjentinasi ka folur hapur me drejtuesit, teksa i ka informuar se i ka kërkuar agjentit të shohë mundësitë e reja.

Megjithatë, drejtori Leonardo i ka bërë të ditur se oferta duhet të jetë edhe në favor të PSG pasi përndryshe nuk do të lejohej të largohej.

Kujtojmë, se prej dy viteve Ikardi është në fokusin e Juventus dhe kjo mund të jetë vera e duhur që palët të bashkohen, gjithnjë nëse bardhezinjtë ia dalin të lirohen nga Morata, por edhe nëse ia dalin të kualifikohen në Champions pasi në të kundërt ana financiare do të ishte e limituar.

Gjithsesi, për Ikardin ka interes edhe nga Premier League, por ende asgjë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat