Suarez Barcelonës: Kujtuan se kisha mbaruar

Futboll

Suarez Barcelonës: Kujtuan se kisha mbaruar

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:53
Suarez Barcelonës: Kujtuan se kisha mbaruar

Luis Suárez është ylli i numrit të radhës në “Club del Deportista”. Uruguajani shikon vitin e tij të parë tek Atlético Madridi, teksa është afër titullit me “rojiblancos”.

Për ta filluar, numri 9 tregon ndryshimet nga Barça tek Atlético: “Mua më pëlqejnë sfidat. Ardhja këtu ishte një sfidë shumë e madhe për mua, për shumë aspekte. Vitin e kaluar kam marrë kritika, thanë se nuk isha më në gjendje të garoja për gjëra të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të garoja në një nivel të lartë, shkruan telesporti.

Kjo krijonte një sfidë për mua në nivel individual, ndaj doja ta tregoja veten sërish në elitën e futbollit. Prandaj zgjodha Atlético Madridin. Mendoj se e kam demonstruar veten këtu, si shumë vite të kaluara, për llojin e lojtarit që jam. E përjetova kalimin tek Atletico Madridi si një sfidë të madhe dhe me entuziasëm maksimal. Nuk më vjen aspak keq, përkundrazi: jam i etur për të vazhduar demonstrimin”.

Uruguajanit i mungon ngrohtësia e tifozëve, që nuk kanë qenë në gjendje të shijojnë golat e tij, 19 gjithsej: “Ngrohtësia e njerëzve, atmosfera, loja me stadiumin në favor është humbje e madhe. E kam vuajtur shumë këtë situatë surreale…

Gjithashtu e kanë vuajtur fëmijët e mi, familja ime, që nuk kanë pasur mundësinë të më përcjellin në stadiume. Le të shpresojmë që kjo situatë me pandeminë të ndryshojë shumë shpejt”.

Festimi i golave ​​në një “Wanda Metropolitano” të mbushur me tifozë është dëshira e tij: “Jo, nuk mund ta imagjinoj atë. Le të shpresojmë që momenti të vijë shpejt. Do të ishte e pabesueshme, sepse di që tifozët e Atlético janë shumë mirënjohës për përpjekjen e bërë”.

Suárez kishte një ide shumë pozitive për Atlético: “Nuk pendohem që erdha, kur një derë mbyllet, shtatë më të mëdha hapen për ty.

Atlético është një familje e shkëlqyer, askush nuk mendon se është më i mirë se tjetri. Këtu ekziston një konkurrencë shumë e shëndetshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat