Seferi te Tirana edhe sezonin e ardhshëm

Futboll

Seferi te Tirana edhe sezonin e ardhshëm

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:55
Seferi te Tirana edhe sezonin e ardhshëm

Partizani në merkaton e dimrit ishte skuadra më aktive, për shkak se çështja “Çinari” u zgjat më shumë se pritej dhe CAS  e dha vendimin pak para nisjes së merkatos së janarit. Të kuqtë investuan goxha dhe ndër ta ishin edhe blerjet e Muratajt dhe Mëllugjës nga Bylisi.

Nëse i pari është ambientuar dhe e ka blinduar vendin në formacion, Mëllugja nuk arriti kurrë ta bëjë këtë dhe rezultoi si dështim. Ilir Daja nuk e kishte në planet e tij dhe kjo duket qartë nga fakti se ka luajtur vetëm 24 minuta në dy ndeshje me të kuqtë.

Panorama Sport raporton se 25-vjeçari ka vendosur të mbyllë para kohe kontratën me të kuqtë. Kur e bleu nga Bylisi, Partizani pagoi 25 mijë euro dhe firmosi kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër sezon.

Por duket se gjithçka është thyer dhe ka ardhur ndarja shumë më shpejt seç pritej. Mëllugja këtë muaj nuk ka qenë as në stol te Partizani, teksa ndeshja e fundit kur ka qenë në dispozicion të Ilir Dajës më 24 prill ndaj Kukësit. Ky është largimi i dytë nga të kuqtë, pas atij të Cordeiro Melo.

Pranë tij ishte edhe Tirana, por bardheblutë nuk gjetën akord me Bylisin për çmimin dhe ballshiotët në atë kohë kërkuan publikisht që Tirana të mos bisedonte me lojtarin, por me klubin për shkak se ata zotëronin kartonin e tij. Pas këtij largimi nga të kuqtë, nuk përjashtohet kalimi te Tirana.

Çelhaka mund të shitet në verë sepse për të ka pasur oferta dhe Mëllugja do ishte zëvendësuesi ideal dhe do luftonte për një vend titullari me Isaac Gyamfi. Ndërkohë te bardheblutë ka zhvillime në lidhje me Taulant Seferin. Sulmuesi do largohet nga Tirana në fund të sezonit, por duket se jo përfundimisht.

I njëjti burim bën me dije se bardheblutë kanë gjetur akordin me Taulant Seferin për qëndrimin e sulmuesit edhe sezonin e ardhshëm. Me miratimin e lojtarit, Tirana e transferon lojën në fushën Young Boys. Zviceranët kanë në pronësi sulmuesin dhe pritet të shihet nëse do jenë dakord ta huazojnë sërish Seferin te Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat