Me Stefano Piolin është ndryshe te Milani

Futboll

Me Stefano Piolin është ndryshe te Milani

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:59
Me Stefano Piolin është ndryshe te Milani

Sulmuesi është huazuar në Itali nga Real Madridi, por dëshira e 21-vjeçarit është që të vazhdojë ta veshe fanellën e Kuqezinjve edhe sezonin tjetër.

Diaz nuk gjeti shumë hapësira te Reali, por me Stefano Piolin është ndryshe te Milani.

Ai shpreson që skuadra e tij të sigurojë edhe kualifikimin në Champions League, diçka që varet krejt nga vet Milani.

“Një klub si Milani duhet të luajë në Champions League”, tha Brahim Diaz për SportMediaset. “Është garë shumë e rëndësishme dhe do të thotë shumë për ne”.

“Si fëmijë gjithmonë ëndërrojmë të luajmë në këtë garë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të luajmë vitin tjetër”.

“Jam shumë i lumtur në Milan. Është qytet i fantastik dhe klubi është i shkëlqyeshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat