Mbetet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mbetet vetëm zyrtarizimi

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:34
Mbetet vetëm zyrtarizimi

Ernest Muçi po vazhdon që të ambientohet te Legia e Varshavës pas transferimit nga Tirana.

Sulmuesi shqiptar nuk e ka fituar ende vendin e titullarit te ekipi që u shpall kampion në Poloni. Megjithatë shansi i tij do të vijë sërish dhe vlerësimet e drejtuesëve të klubit janë të jashtëzakonshme për talentin shqiptar.

Së fundmi janë mediat polake që raportojnë se Ernest Muçi do të vijë në Shqipëri për të luajtur me Kombëtaren. Megjithëse nuk specifikohet ende saktësisht, por datat e prezantuara për ndeshjet e sulmuesit korrenspondojnë me ndeshjet miqësore të Shqipërisë kundër Uellsit dhe Republikës Ceke.

Mbetet vetëm zyrtarizimi i kësaj ftese me trajnerin Reja që do kërkojë vëzhgimin e sa më shumë talenteve përpara provave të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat