Milan bindet

Futboll

Milan bindet

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:45
Milan bindet

Sipas Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë duan ta mbajnë spanjolline huazuar nga Real Madrid.

Në momentin vendimtar të sezonit, Diaz ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm në dy sfidat e fundit të luajtura kundër Juventus dhe Torino.

Përqafimi me Stefano Pioli-n pas golit të shënuar kundër bardhezinjve konfirmon se trajneri milanist e vlerëson shumë dhe te Milan-i i së ardhmes do të ketë vend edhe për të.

Tani duhet gjetur një marrëveshje me Real Madrid, me Djallin që do të kërkojë të shfrytëzojë dëshirën e lojtarit për të qëndruar në Milano.

Diaz e di mirë se te kuqezinjtë do të ketë më shumë hapësira për të se te Los Blancos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat