Tronditëse, gjashtë futbolliste shqiptare humbin ndjenjat në fushë – ndërpritet ndeshja

Futboll

Tronditëse, gjashtë futbolliste shqiptare humbin ndjenjat në fushë – ndërpritet ndeshja

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:00
Tronditëse, gjashtë futbolliste shqiptare humbin ndjenjat në fushë – ndërpritet ndeshja

Ankth i madh në ndeshjen e sotme të futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, e cila është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.

“Panorama Sport” mëson se 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se lojtarët e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5:0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat