Teuta-Partizani është një finale

Futboll

Teuta-Partizani është një finale

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:32
Teuta-Partizani është një finale

Teuta-Partizani është një finale. Nëse gjatë gjithë sezonit aktorët protagonistë largojnë presionin e ndeshjeve të mëdha duke u shprehur gjithnjë se është e rendësishme dhe jo vendimtare, kësaj here as Martini e as Daja nuk kanë fjalë ku të fshihen sepse të henën në orën 17:00 do të luhet sfida vendimtare, në përfundim të së cilës do të kuptohet shumë më qartë se kush skuadër do të jetë një hap larg kurorëzimit si kampione e Shqipërisë.

Do të jetë një duel shumë tërheqës për disa faktorë, mbi të gjitha do te kuptojmë nëse këtë sezon në Shqipëri do të vërtetohet shprehej, “mbrojtja fiton titujt“ apo mbrojtja më e mirë është sulmi“, sepse përballë do të jetë një nga mbrojtjet që ka pësuar më pak gola në Ballkan, ajo e Teutës me vetëm 14 gola në pasiv dhe sulmi më i mirë në Shqipëri, ai i Partizanit me 48 gola të realizuar.

Renato Arapi me shpresën që të rikuperohet, Rustem Hoxha një ndër më të mirët në Shqipëri në rolin e tij, në mos më i miri, Jackson që është kthyer ai i kohës së Luftëtarit dhe Todorvski me përvojën e tij në një krah dhe tre yjet ofensiv të demave në anën tjetër.

Jasir Asani ka qënë i mrekullueshëm, sezoni më u mirë i karrierës, rekord personal golash, 9, dhe 9 asiste. Cinari është i paparishikueshëm dhe rikthimi i tij ka qënë një bonus gjigand për të kuqtë dhe pa diskutim Stenio Junior. Braziliani ka qënë vendimtar dhe nga 13 shkurti e deri më tani ka shënuar 6 gola. Sigurisht që është një sfidë totale dhe jo vetëm e elemntëve në fjalë, por do te jetë shumë intersante të shohim se kush nga armët më te forta të dy trajnerëve do të rezultojë triumfuese.

Gabimet nuk falen, Teuta kërkon rikthimin tek magjia e një titulli pas 27 vitesh, ndersa tek Partizani do të realizonin një objektiv që në periudhën shtator-tetor dukej shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat