Gjashtë lojtare shqiptare në spital, reagon federata

Futboll

Gjashtë lojtare shqiptare në spital, reagon federata

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:39
Gjashtë lojtare shqiptare në spital, reagon federata

Gjashtë lojtare shqiptare në spital, reagon federata!

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KF Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.

Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat