Shpreson të luajë me Suedinë

Futboll

Shpreson të luajë me Suedinë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:56
Shpreson të luajë me Suedinë

Zlatan Ibrahimoviç lëndoi këmbën në ndeshjen ndaj Juventusit dhe tashmë ka mbyllur sezonin me Milanin.

Media italiane “SKY SPORT ITALIA” deklaroi se suedezi ka bërë një kontroll të specifikuar ditën e sotme dhe pritet të rikuperohet brenda 3 javëve.

Duke qenë së dy ndeshjet e ardhshme të Milanit ndaj Cagliari dhe Atalantës do të zhvillohen në një hark kohor brenda 1 javë tregon se Ibra e ka mbyllur sezonin me Milanin.

Por fatmirësisht për sulmuesin 39 vjeçar, ai do të jetë i gatshëm që nga sfida e parë me Kombëtaren e Suedisë.

Ndeshja e parë e nordikëve do të jete ndaj Spanjës, e cila është edhe skuadra më e fortë e grupit. Si kapiten, Ibrahimoviç do të mundohet të drejtojë shokët e ekipit drejt suksesit, të njëjtën gjë që është duke e bërë tek Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat