3 futbolliste humbën ndjenjat në fushë, reagon policia: Pas verifikimeve të kryera rezulton se…

Futboll

3 futbolliste humbën ndjenjat në fushë, reagon policia: Pas verifikimeve të kryera rezulton se…

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:19
Foto

Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit, pasi tre vajza të ekipit juglindor pësuan gjendje të fikëti në fushë dhe u dërguan me urgjencë në spital, pas FNSH vjen një reagim edhe nga policia e shtetit.

Dyshimet e para ishin se futbollistet mund të ishin helmuar prej ushqimit, por policia njofton se pas verifikimeve paraprake të kryera ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme.

“Sqarim : Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se : Pas verifikimeve paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

FNSH njoftoi më herët se pasi janë dërguar në spital dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm lojtaret janë larguar nga spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat