Chelsea – Leicester, formacionet zyrtare të finales së FA Cup

Futboll

Chelsea – Leicester, formacionet zyrtare të finales së FA Cup

Më: 15 maj 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Chelsea do të ketë përballë skuadrën e Leicester Cityt në finale të FA Cup.

“The Blues” kanë rastin për të fituar trofeun e parë këtë sezon nën urdhërat e menaxherit, Thomas Tuchel, por së pari duhet ta kalojnë sfidën e quajtur Leicester City.

Për Leicesterin, kjo është hera e parë që arrijnë në finale dhe kanë një mundësi të artë për të shkruar historinë e klubit.

Barnes, Justin dhe Morgan mungojnë për “The Foxes”.

Për Chelsean, Kante dhe Kovacic janë të gatshëm dhe janë rikuperuar, skuadra nga Londra është e kompletuar në këtë takim.

Formacionet zyrtare të klubeve

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Alonso, Ziyech, Werner, Mount.

Leicester City: Schmeichel, Castagne, Fofana, Soyuncu, Evans, Thomas, Ndidi, Tielemans, Perez, Ihenacho, Vardy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat