Para 18 viteve fitues i Kupës së Kosovës, sot bie në rangun e tretë!

Futboll

Para 18 viteve fitues i Kupës së Kosovës, sot bie në rangun e tretë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:21
Para 18 viteve fitues i Kupës së Kosovës, sot bie në rangun e tretë!

KEK-u nga Kastrioti, skuadër me renome, çuditërisht bie nga Liga e Parë e Kosovës në futboll, grupi B, në rangun e tretë përkatësisht në ligën e dytë. 

KEK-ut nuk i ndihmoi as fitorja sot me 2:1 kundër 2 Korrikut të Prishtinës.  

Dikur me emrin KXE Kosova, ishin në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë, në edicionin 1976-1977. 

Pastaj  klubi mori emrin Elektroekonomia dhe në vitet e pasluftës pagëzohet në KEK-u! 

Në viti 2002 – 2003, fiton Kupën e Kosovës. Ndërsa sot ky klub është bërë për të vajtuar i madh dhe i vogël, përfundon në fund të renditjes me 28 pikë, bie nga liga! Klubi me renome, në ditët më të rënda, kush e pruri në këtë pozitë? Vetvetja!   

Liga e parë, grupi B
Java e fundit

KEK-u-2 Korriku 2:1
Ferizaj-Dardana 4:2
Vllaznia-Flamurtari 1:5
Kika-Vitia 3:2
Ramiz Sadiku-Ulpiana 1:2

Tabela

1.Ulpiana    27    15    8    4    40:19    53
2. Flamurtari    27    14    10    3    43:20    52
3. 2 Korriku    27    13    3    11    43:30    42
4. Vitia    27    9    8    10    33:36    35
5. Kika    27    10    4    13    33:42    34
6. Ramiz Sadiku    27    8    8    11    24:30    32
7. Dardana    27    8    8    11    25:35    32
8. Vllaznia    27    8    7    12    28:42    31    
9. Ferizaj    27    7    9    11    31:38    30
10. KEK-u    27    7    7    13    24:32    28

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat