21 mijë spektatorë janë të pranishem në finalen e FA Cup

Futboll

21 mijë spektatorë janë të pranishem në finalen e FA Cup

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Finalja e FA Cup ndërmjet Leicester Cityt dhe Chelseat është e veçantë në aspektin sportiv.

Kjo është hera e parë që në stadiumin “Wembley” po zhvillohet një duel nën “ulërimat” e 21 mijë tifozëve që një vit e gjysmë.

Pas vendimit të Qeverisë britanike, stadiumi i “Wembley” ka mirëpritur tifozët të cilët janë të pranishëm për finale.

Që nga pandemia COVID-19, në mars të vitit 2020, tifozët nuk kanë qenë të pranishëm nëpër tribuna. Gjatë muajit mars, disa tifozë u lejuan siç psh, në gjysmefinale të FA Cup ku Leicesteri shijoi ndeshjen nën praninë e tifozëve pasi ishte në zonën e gjelbër, por situata doli jashtë kontrollit nga vala e tretë.

Sidoqoftë, kjo është një shenjë e mirë që futbolli po rikuperohet dhe në të ardhmen mund të shohim skena të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat