Përfundon pjesa e parë, Juventusi në avantazh ndaj Interit në “Derby d’Italia”

Futboll

Përfundon pjesa e parë, Juventusi në avantazh ndaj Interit në “Derby d’Italia”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë ë xhiros së 37-të të Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Interit.

“Bianconerët” arritën të shënojnë të parët në min 24’ kur Cristiano Ronaldo arriti të shënojë pasi humbi penaltinë dhe nga topi i kthyer shënoi në portën e Handanovic.

Juventusi dëshiron fitore me çdo kusht në mënyrë që të paraqitet edhe vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Interi edhe pse nuk ka ndonjë objektiv, po luan në këtë takim me lojtarët më të mirë.

Në minuntën e 35’ u akordua penalti dhe Romelu Lukaku u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar gjithçka në “Allianz Stadium”.

Por, kur u mendua se gjithçka do të përfundonte, pas një aksioni të mirë, shënoi Juan Cuadrado ne min 45+3 për ti dhënë avantazhin skuadrës me një gol tejet të rëndësishëm në një moment të duhur.

Rezultati i pjesës së parë, Juventus 2-1 Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat