Juventusi fiton derbin në frymën e fundit ndaj Interit, mban gjasat për Champions

Futboll

Juventusi fiton derbin në frymën e fundit ndaj Interit, mban gjasat për Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2021 Në ora: 19:55
Juventusi fiton derbin në frymën e fundit ndaj Interit, mban gjasat për Champions

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër kampionit të ri italian, Interi, në ndeshjen e javës së parafundit (të 37-të) në Serie A në futboll. 

“Zonja e Vjetër” arkëton tre pikë dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions League.

Te penalltia është paraqitur Cristiano Ronaldo. Goditja e portugezit është ndalur nga portieri Handanoviq, por topi ka përfunduar përsëri te këmbët e CR7, i cili ka shënuar me lehtësi për 1:0 .

Image

Lukaku në minutën e 35-të shënoi nga penalltia për 1:1, por vendasit nuk dekoncentrohen por kthehen në rezultat. Në minutën e 45+3, Cuadrado realizon për 2:1. 

Kur dukej se gjithçka ka përfunduar,  Chiellini shënon autogol dhe 2:2 në minutën e 85-të. 

Por kjo tronditje nuk zgjati shumë, Cuadrado në minutën e 88-të realizon nga penalltia për fitoren me rezultat 3:2.

Juventusi renditet në pozitën e katërt me75 pikë dhe Interi është në krye me 88 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat