Tielemans flet pas golit që ia dha trofeun e FA Kupës

Futboll

Tielemans flet pas golit që ia dha trofeun e FA Kupës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:27
Tielemans flet pas golit që ia dha trofeun e FA Kupës

Skuadra e Leicester Cityt arriti sot ta mposht Chelsean, duke fituar kështu trofeun e FA Kupës.

Mesfushori belg, Tielemans shënoi një gol fantastik nga lagësia me një goditje në min 63′ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij

Pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me fitoren dhe theksoi se kjo fitore i dedikohet ish-presidentit Vichai, i cili vdiq në një aksident me helikopter.

“Çfarë momenti, jam vërtet i lumtur sot. Jam vërtet i lumtur për këtë gol, kam shënuar disa gola, por asnjëri nuk është si ky”, tha ai.

“Ishte shumë emocionuese të shënoj në finale të FA, e bëra për të gjithë tifozët e Leicesterit, kur shihja lart shihja djalin e presidentit të ndjerë dhe ai do të ishte krenar për këtë arritje, por kjo fitore shkon për të”, shtoi ai.

“Është e mrekullueshme, jam ende i emocionuar, jam i kënaqur me tifozët, tani mund të festojmë në shtëpi”, tha Tielemans.

Kujtojmë se, për Leicesterin, kjo është hera e parë që arrijnë në finale, duke shkruar historinë e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat