L’Equipe: Lewandowski në PSG!

Futboll

L’Equipe: Lewandowski në PSG!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:13
Robert Lewandowski

Gazeta e njohur në Francë, L’Equipe shkruan se Robert Lewandowski mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë afatit veror.

Sulmuesi polak kërkon një aventurë të re, pas rekordit të tij në Bundesliga me 40 gola brenda një sezoni.

Ashtu sic raportohet në L’Equipe, Lewa mund të transferohet në PSG, nëse kjo e fundit dështon ta mbajë sulmuesin francez, Kylian Mbappe.

“Mbajtja e Mbappes është një përparësi për ne”, kështu tha para disa dite trajneri Pochettino.

Zgjatja e kontratës së 22-vjeçarit vazhdon të shtyhet. Për këtë, PSG-ja tani mund ta mendoj Lewandowskin si opsionin ideal për ta zëvendësuar kampionin e botës.

32-vjeçari ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2023, por është gati të ndërroj ambient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat