Pas ngjitjes në Superligë, flet ‘Lewandowski’ i Malishevës: Nuk do të jemi pjesë e Superligës vetëm si numër

Futboll

Pas ngjitjes në Superligë, flet ‘Lewandowski’ i Malishevës: Nuk do të jemi pjesë e Superligës vetëm si numër

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:28
Albion Rrahmani

Malisheva ka shkruar historinë sot, duke arritur që të sigurojë inkuadrimin në Superligë për herë të parë.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e mbylli sezonin me 60 pikë dhe shënoi fitore 0-3 në udhëtim te Vëllaznimi, duke arritur të shpallet kampione në Grupin A dhe duke siguruar kështu inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar për sezonin e ri.

Pas kësaj ngjitjes në Superligën e Kosovës, ka folur sensacioni i këtyre ditëve, Albion Rrahmani, apo siç po quhet ndryshe nga komentatori i njohur, Bedri Krasniqi, ‘Lewandowski i Malishevës’.

Rrahmani ka treguar se ngjitja në Superligë është një emocion i veçantë.

“Është një emocion shumë i veçantë, jam shumë i lumtur për klubin tim që arritëm qëllimin që të shpallemi kampion” – tha Rrahmani.

Sulmuesi ia dhuroi komentatorit fanellën dhe tregon arsyen pse e bëri këtë: “Ja kam dhuru sepse me pak fjalë e meriton”.

Rrahmani ndër tjera bëri edhe një paralajmërim për klubet e Superligës, duke thënë se nuk do të jenë pjesë e saj vetëm si numër.

“Patjetër që duhet të frikësohen, nuk do të jemi pjesë e Superligës vetëm si numër” – përfundoi Rrahmani .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat