Juventus duhet të shpresojë në ndonjë gabim të Milanit dhe Napolit

Futboll

Juventus duhet të shpresojë në ndonjë gabim të Milanit dhe Napolit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:24
Juventus

Juventusi edhe po i mban shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” arritën një fitore tejet të rëndësishme ndaj Interit në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A.

Por, asgjë nuk ka përfunduar, pasi sot ndeshen Milani dhe Napoli dhe pikërisht në këto dy ndeshje Pirlo dhe skuadra e tij kanë vëmendjen.

Milanit i mjafton një fitore kundër Cagliarit ose Atalantas dhe “Rossonerët” do të siguronin kualifikimin.

Ndërsa për Napolin, kualifikimi është afër, skuadra e Gattusos nuk duhet të humbasë pikë në njërën prej ndeshjeve me Fiorentinën dhe Veronën.

Atalanta është kualifikuar tashmë dhe mbeten edhe dy vende të lira.

Milani mjafton të fitojë një ndeshje, por Napoli duhet të fitojë dy. Shpresa e Juventusit vjen pasi në ndeshjet direkte ndërmjet Milanit dhe Napolit, “Bianconerët” janë në avantazh në rast të barazimit të pikëve në fund të sezonit.

Opsioni më real është që Napoli të mos fitojë dy ndeshje dhe Juve me 76 pikë të kualifikohet me Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat