Stellini: Gabimet e gjyqtarit ishin të qarta, duhet të ndryshojmë në ndeshjet e mëdha

Futboll

Stellini: Gabimet e gjyqtarit ishin të qarta, duhet të ndryshojmë në ndeshjet e mëdha

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:12
Cristian Stellini

Interi nuk ja doli të fitojë ndaj Juventusit dje, me bardhezinjtë, që fituan me shifrat 2-3 pas një ndeshje me mjaft polemika për arbitrimin në lidhje me kartonët dhe penalltisë për “Zonjën”.

Pas ndeshjes Conte nuk foli dhe në mikrofonat e Sky Sport doli ndihmësi i tij, Cristian Stellini. Ai u shpreh se kishte disa episode të dyshimta për gjykimin dhe tregon se është i kënaqur me lojën e ekipit.

“Ishte e rëndësishme të vinim këtu dhe të tregonim qetësinë tonë. Ekipi bëri atë që duhej, pavarësisht episodeve. Nuk na takon të diskutojmë vendimet e arbitrit, megjithëse është e qartë dhe nuk ja vlen të flasësh për këtë.

Kemi fituar titullin, sot e kërkuam me ngulm fitoren, jam i lutur me atë që djemtë shanë në fushë. Kishte disa episode të dyshimta, do ishte pak të merreshim me vetëm një rast. Sot erdhëm të tregojmë se jemi skuadra më e mirë.

Në sezonin e ardhshëm duhet të përmirësojmë qasjen ndaj ndeshjeve të mëdha dhe Champions League, duhet të rrisim nivelin. Kemi krijuar shumë raste këtë sezon, por duhet të ishim më klinikë.

Po shijojmë momentin tonë, kemi edhe një javë për të treguar se jemi më të mirët, jemi të qetë dhe kemi mentalitetin e duhur. Lautaro ngjan shumë me Agueron. Ka shumë për të përmirësuar dhe e ndihmon vazhdimisht ekipin”, u shpreh Stellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat