Nis bisedimet me drejtuesit e klubit, Raul Gonzales drejt rikthimit në Gjermani

Futboll

Nis bisedimet me drejtuesit e klubit, Raul Gonzales drejt rikthimit në Gjermani

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:16
Raul Gonzalez

Raul Gonzalez mund të kthehet në Gjermani, këtë herë si trajner, pasi kaloi disa vite te Schalke 04 si lojtar.

Aktualisht ai është trajner i Real Madrid B dhe në fund të sezonit ka shumë mundësi të marrë një detyrë më prestigjioze.

Eintracht Frankfurt po kërkon prej kohësh një trajner dhe legjenda e Real Madrid është opsioni ku është përqendruar vëmendja më e madhe.

Marca raporton se Raul ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e Eintracht Frankfurt dhe ata ja kanë bërë të qartë se duan ta kenë trajnerin e tyre. Në javët ardhshme pritet të kemi një vendim final, pas mbylljes së play-off me Real Madrid B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat