Lukaku thyen tabunë

Futboll

Lukaku thyen tabunë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:09
Lukaku thyen tabunë

Gazzetta dello Sport ka vlerësuar paraqitjen e Romelu Lukaku-t, autor i një goli me penallti që ka thyer tabunë Juventus dhe jo vetëm.

Sipas gazetës prestigjioze, belgu ka qenë mes lojtarëve të pakët zikaltër që ka luajtur me dëshirë maksimale dhe jo vetëm sepse duhej.

“Ka barazuar 23 golat e kampionatit të kaluar, vetëm tre sulmues të Inter-it kanë arritur të njëjtën kuotë golash për dy kampionate radhazi, Icardi, Nyers dhe Meazza”, shkruan Gazzetta.

“Big Rom ka fshirë Mauriton edhe këtu. Nuk i mjaftoi të fitonte titullin. Dhe as të jetë një kapiten brenda dhe jashtë fushës. Me Juven ka bërë 23. Dueli me Chiellini-n – mbrojtësi kundërshtar që vlerëson më shumë – ka qenë i ashpër”,  vazhdon shkrimi.

“Aq i ashpër, sa juventini ka shkaktuar edhe një autogol në tentativën për ta përmbajtur”.

Tani Lukaku synon të arrijë në kuotën e 25 golave, maksimumi për belgun deri tani në një kampionat: ia doli në sezonin 2016/17 me Everton-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat