Reali i Zidanes nuk do të dorëzohet

Futboll

Reali i Zidanes nuk do të dorëzohet

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:31
Reali i Zidanes nuk do të dorëzohet

Reali i Madridit nuk dorëzohet dhe konfirmohet rivali më i madh i Atletikos së Madridit në garën për titullin kampion në La Liga. Skuadra e Zidanit e bëri detyrën kundër Granadës dhe mbajti ritmin e “Los Kolçoneros”.

Kur mungojnë vetëm dy javë nga fundi i kampionatit, dy skuadrat madrilene do të rivalizojnë. Në tri javët e fundit, kandidatët për titullin kanë rrëshqitur pak nga pak. Pas Sevijes në fillim, edhe Barcelona humbi ritmin dhe u ndal ndaj Levantes. Skuadra e Zidanit është e vetmja që kërcënon vendin e parë të Atletikos.

Nëse këta të fundit nuk do të fitonin dot me Osasunën, do të thotë që ta humbnin vendin e parë nëse Reali fiton në “San Mames. Por, nëse Reali nuk do të fitonte me Bilbaon, atëherë Atletiko do të shpallej kampion në rast të një triumfi me Osasunën.

Interesant është fakti që skuadra e Zidanit është duke mbijetuar mes shumë vështirësive. Dëmtimet e shumta nuk e kanë penguar ekipin madrilen që të luftojë deri në fundin e sezonit. Edhe vendimet e arbitrave, të cilat nuk kanë qenë shumë në favor, por edhe kalendari i ngjeshur mund të ndikonin në ecurinë e skuadrës së “Galaktikëve”.

Zizu ka ditur që ta mbajë të karikuar ekipin e tij dhe të kalojë çdo vështirësi për të shpresuar te fitorja e titullit kampion. Ai ka karikuar futbollistët që të kalojnë çdo vështirësi. ADN-ja e klubit nuk e lejon që të dorëzohet përpara kohe dhe duan që ta çojnë titullin kampion deri në minutën e fundit të javës së ardhshme.

Shuster nuk mendon se do të ndodhë kjo gjë dhe vë “bast” fitoren e kampionatit për Atletikon. “Nuk besoj që Reali do të fitojë kundër Bilbaos. Atletiko do ta fitojë titullin kampion, pasi ka ecur mjaft mirë dhe nuk besoj që do të dorëzohet tani në fundin e kampionatit”, ka thënë Shuster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat