Vardy: Ka qenë një moment i çuditshëm

Futboll

Vardy: Ka qenë një moment i çuditshëm

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:34
Vardy: Ka qenë një moment i çuditshëm

Jamie Vardy, protagonist i madh i Leicester, fitues i freskët i Kupës së Anglisë, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail.

“Po të mos kisha patur futbollin, tani do të isha duke punuar në një fabrikë. Transferimi në Ibiza më dukej një ide shumë e mirë në atë kohë. Falë Zotit nuk e bëra”, ka thënë Vardy.

“Ka qenë një moment i çuditshëm, nuk kisha qenë kurrë në një ambient si ai i Championship, kisha probleme me përshtatjen, rezultatet dhe golat nuk vinin siç doja. Dhe janë gjëra që të bën të mendosh”, ka shtuar sulmuesi i Dhelprave.

“Kam folur me Nigel Pearson dhe i kam kërkuar të më linte të kthehesha te Fleetwood, sepse aty më kishin shkuar mirë gjërat. Ai më ka thënë se isha i mirë sa duhej dhe se mund të luaja edhe në një nivel më të lartë. Në atë pikë kuptova se besonte tek unë dhe gjithçka ka shkuar mirë”.

Në lidhje me fitoret:

“Nuk ishim gati për fitoren e kampionatit. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë kur kam nënshkruar për Leicester, por është objektivi afatgjatë që çdo klub ëndërron ta arrijë. Pronarët kanë qenë të rëndësishëm, sepse duan të përmirësohen gjithmonë, të ecin përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat