Bërdariç: E dimë stilin e Kastriotit

Futboll

Bërdariç: E dimë stilin e Kastriotit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:39
Bërdariç: E dimë stilin e Kastriotit

Vllaznia pret nesër në shtëpi Kastriotin teksa shkodranët ende nuk janë dorëzuar sa i përket titullit. Në konferencë për shtyp, trajneri Tomas Bërdariç theksoi se është krenar për kampionatin që kanë zhvilluar ndërsa shton se e njohin stilin e Kastriotit.

“Jemi në fundin e sezonit dhe tani çdo pikë që merret është e rëndësishme. Jam i kënaqur me pikët në Ballsh dhe e them se e rëndësishme është që të grumbullojmë pikët. Si fillim, është një ndjenjë shumë e mirë kur e ke vetë në dorë për të arritur objektivat. E dimë që me këtë ekip mund të bëjmë mirë dhe jemi të bindur se do ia dalim.

Kastrioti? E njohim kundërshtarin, e dimë çfarë stili loje kanë. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, veç motit ata bënë një lojë të pandershme dhe duhet të mendojmë dhe veprojmë shpejtë.

Titulli? Ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën. Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Jemi krenarë për këtë kampionat. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne por ne duhet të rritemi. Çdo ndeshje është një betejë dhe duhet të jemi gati për to.

Nuk duhet të harrojmë kushtet e vështira për t’u stërvitur këtu. Shoh që ekipi im ka përparuar dhe jemi në finalen e sezonit. Mos harrojmë që ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar dhe ja kemi dalë mirë.

Po rikthehet fama në Gjermani? Më pëlqen Gjermania, më pëlqen Shqipëria dhe shoh që këtu në Shkodër dhe Shqipëri ka një mentalitet gjerman. Kam dëshirë që të sjell këtu pak nga mentaliteti gjerman dhe mendoj se nga fillimi kemi bërë mirë, teksa shpresojmë të bëjmë edhe në të ardhmen.

Skuadra agresive? E di që lojtarët e Kastriotit kanë stilin e tyre. Them se nesër do i mposhtim, kemi stil më të mirë loje”, tha Bërdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat