Jupi: Kukësi po luante për veten

Futboll

Jupi: Kukësi po luante për veten

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:04
Jupi: Kukësi po luante për veten

Kategoria Superiore luan në javët e fundit një garë të ethshme me shumë protagonistë të interesuar direkt, jo vetëm në luftën për titullin kampion, por edhe në atë për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Një garë për mbijetesën ku faktor, në një mënyrë apo një tjetër, mund të bëhet e vetmja skuadër “e qetë” në mesin e tabelës së klasifikimit, Kukësi.

Redi Jupi shpjegoi në “Zona Gol” se është koha që kjo skuadër të vazhdojë me të njëjtin ritëm të ndeshjeve të fundit, ku siguroi fitore radhazi për të garantuar këtë qetësi, në mënyrë që kampionati të jetë edhe më i bukur meqë do të luajë pikërisht me ekipet që janë përfshirë në garën për mbijetesë.

“Kukësi nëse nuk merrte fitoren e fundit, do të rrezikohej për vete. Deri tani luante për veten, tani le të themi duhet të luajë për ne, për kampionatin e të gjithë me radhë.

Duhet të japë maksimumin, të mundohet që të bëjë një ndeshje normale. Se po dha maksimumin me njërin, e jo me një tjetër, do të jetë problem i madh. Nuk them që nuk do të luajë, por them që duhet të japë maksimumin në çdo ndeshje.

Sa i përket garës për rënien, meqë kam parë disa nga skuadrat e Kategorisë së Parë, apo edhe ndeshjen mes Dinamos e Skënderbeut, them se ka goxha disnivel mes Superiores dhe të Parës.

Duke llogaritur se ndeshja play-out zhvillohet në fushën e skuadrës së Superiores dhe i mjafton edhe barazimit, e treta nga fundi në Superiore është gati-gati e qëndruar”, tha Jupi për luftën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat