“Marca” zbulon favoritin për ta zëvendësuar Zidane te Real Madridi

Futboll

“Marca” zbulon favoritin për ta zëvendësuar Zidane te Real Madridi

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:13
“Marca” zbulon favoritin për ta zëvendësuar Zidane te Real Madridi

Raul Gonzalez raportohet se është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zinedine Zidane.

Zidane thuhet se do largohet nga posti i trajnerit te Real Madridi, pas përfundimit të sezonit dhe se për vendimin e tij ka informuar klubin.

“Marca” shkruan se Raul është favorit për të zëvendësuar francezin. Ish-sulmuesi spanjoll momentalisht është trajner te të rinjët e “Los Blancos”.

Gazeta spanjolle gjithashtu shkruan se Massimiliano Allegri dhe Joachim Low janë dy kandidatët tjerë në listën e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat