Rivalë në Premier League, shokë skuadre te Franca

Futboll

Rivalë në Premier League, shokë skuadre te Franca

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:42
Rivalë në Premier League, shokë skuadre te Franca

Rivalë në Premier League, shokë skuadre te Franca.

Po flasim për Paul Pogba dhe N’Golo Kante, të dy mesfushorë dhe të dy me një pasion për letrat dhe lojëra të tjera.

Ylli i Manchester United ka folur për kolegun e tij të Chelsea-t, duke zbuluar disa aftësi jashtë fushe të lojtarit të Bluve.

“Bën shumë me hile. Me të vërtetë shumë në lojën me letra dhe lojërat e tavolinës, por them të vërtetën. Ai bën me hile”, ka thënë duke qeshur Pogba për Kante.

“Ai thotë se nuk bën me hile, por nuk është kështu. Është shumë i zgjuar. Por nuk ka problem, nuk mund të mos e duash. Mendoj se është futbollisti më i dashur në historinë e futbollit. Është e pamundur ta urresh”.

Në aspektin e futbollit: “Ka gjithçka. Është i aftë teknikisht, me një cilësi të mirë pasimesh, dhe është kudo në fushë. Del edhe nga poshtë fushës! Nuk e shikon dhe – paf – del! Është maksimumi të kesh një lojtar të tillë në krah. Çfarë mund të kërkosh më shumë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat