Thaçi flet për suksesin historik të klubit të tij

Futboll

Thaçi flet për suksesin historik të klubit të tij

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:17
Thaçi flet për suksesin historik të klubit të tij

Skuadra e Malishevës ka arritur një sukese historik ditën e sotme.

Kjo skuadër është inkuadruar edhe zyrtarisht për herë të parë në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që skuadra e Malishevës për një kohë të shkurtër, të krijoj një grup futbollistësh që ia kanë mundësuar kësaj skuadreje, ngjitjen në majat më të larta të futbollit të Kosovës.

Arbios Thaçi ishte njëri ndër tranfserimet më të mëdha të këtij klubi në afatin kalitmar dimëror.

Thaçi erdhi nga Drenica dhe doli të jetë transferim jashtëzakonisht i qëlluar.

Ai ishte njëri ndër mesfushorët më të mirë të pjesës së dytë të këtij edicioni në Ligën e Parë.

“Në Malishevë kam ardhur me insistimin e trajner Arsim Thaqit, natyrisht ka qenë edhe dëshira ime me punu me një trajner si Arsimi edhe duke e parë që synimi i klubit ka qenë inkuadrimi ne Superligë”.

“Kontribut kemi dhënë të gjithë duke filluar prej ekonomit të klubit e deri te presidenti, ne kemi bërë një punë të madhe dhe në fund u shpërblye. Është mirë të jesh pjesë e historisë së shkruar sot, sepse hitstoria shkruhet vetëm një herë“, tha Thaçi për GazetaBlic Sport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat