Kombëtarja tërhiqet nga kualifikueset e Kupës së Botës

Futboll

Kombëtarja tërhiqet nga kualifikueset e Kupës së Botës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:40
Kombëtarja tërhiqet nga kualifikueset e Kupës së Botës

Vendim befasues, tërhiqet kombëtarja e parë! Konfederata Aziatike e Futbollit bëri të ditur mëngjesin e sotme se Koreja së Veriut ka marrë vendim për të hequr dorë nga kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” dhe nga Kupa e Azisë që do mbahet në Kinë me 2023.

Konfederata Aziatike e Futbollit njofton që tani organet e FIFA-së e kanë në dorë rastin ku do të shpalosen më tej detaje të tjera. Kujtojmë që Koreja e Veriut ishte në grup me Turkmenistanin, Libanin dhe Sri Lankën.

Ende nuk është dhënë një arsye zyrtrare për këtë vendim, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se kjo mund të ketë ardhur për shkak të frikës nga pandemia.

Koreja e Veriut ishte një nga vendet e para që mbylli kufijtë e saj më shumë se një vit më parë për të mbrojtur veten nga virusi që u shfaq për herë të parë në Kinën fqinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat