I bën vetes një dhuratë 400 mijë euro

Futboll

I bën vetes një dhuratë 400 mijë euro

Më: 16 maj 2021 Në ora: 13:41
I bën vetes një dhuratë 400 mijë euro

Është larguar në dhjetor nga PSG, pasi ka prishur një kontratë që e lidhte prej kohësh me klubin francez.

Tani, Jese po provon, edhe pse pa shumë rezultate, të rikthehet në nivelet e mëparshme te Las Palmas.

Megjithatë, 28-vjeçar, me eksperienca të mëdha edhe te Real Madrid, Betis dhe Sporting, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për çështje që s’kanë lidhje me fushën.

Siç ka bërë të ditur Sport.es, pavarësisht ecurisë jo shumë të mirë në fushë (1 gola dhe 2 asiste deri tani), lojtari ka vendosur t’i dhurojë vetes një super makina me vlerë 400 mijë euro.

Bëhet fjalë për një Lamborghini UrusMansory Venatus me 820 kuaj fuqi. Duke parë se rezultatet në fushë nuk vijnë, spanjolli ka vendosur të ngushëllohet në këtë mënyrë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat