Napoli bën hapin e madh drejt Championsit, Rrahmani e Hysaj titullarë 

Futboll

Napoli bën hapin e madh drejt Championsit, Rrahmani e Hysaj titullarë 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:22
Napoli bën hapin e madh drejt Championsit, Rrahmani e Hysaj titullarë 

Napoli bën hapin e madh drejt garave të Champions League.

Fitorja me rezultat 2:0 në Firencë kundër Fiorentinës, është shumë e rëndësishme dhe vetëm tre pikë e ndajnë nga ky synim i madh. 

Në pjesën e dytë u vulos fitorja me golat e Insignes (56') e Zielinskit (67'). 

Ishte minuta e 54-të kur Rrahmani u pengua në zonë nga Milenkoviq, ndërsa gjyqtari pas konsultimit me VAR-in akordoi penallti. Insigne dështon nga penalltia, por topin e rikthyer e plason në rrjetë.

Vendasit mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 56-të, kur u përjashtua Dragowski, ky ishte një kapital i madh për Napolin. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard sikur edhe ai i Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 22-të. 
Napoli tani renditet në pozitën e tretë me 76 pikë dhe Fiorentina është e 13-ta me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat