E ka lënë pas dëmtimin

Futboll

E ka lënë pas dëmtimin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:21
E ka lënë pas dëmtimin

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi duket se ka lënë pas dëmtimin dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme me Partizanin, shpreson ta nisë ndeshjen nga fillimi. Sakaq, Arapi shton se ashtu si në çdo ndeshje do të futen për fitore ndërsa tha se presioni do jetë mbi të kuqtë.

“Gjendja ime është e mirë, pas ekzaminimit të bërë dje ka rezultuar se jam mirë dhe shpresoj të jem nesër nga fillimi në fushë. Në ndeshjet e fundit ekipin e kam parë në gjendje të mirë, ka arritur edhe të zhbllokohet dhe të shënojë gola dhe mendoj se ky është momenti i duhur për të përballuar ndeshje të tilla.

Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme sepse nëse fitojmë, shumë gjëra mund të mbyllen, por duhet parë si ndeshje e radhës dhe presioni të kalojë te Partizani sepse atyre u duhet vetëm fitorja. Ne hyjmë vetëm fitore si në çdo ndeshje. Futbolli është lojë kolektive pavarësisht se ata kanë shumë kualitete në sulm, me grupin që kemi, i kemi përballuar mirë dhe do e bëjmë edhe nesër.

Në tre ndeshjet e kaluara asnjëra s’ka fituar dhe shpresoj që nesër të bë mirë. Në rast barazimi lufta do jetë e hapur deri në fund. Është ndjesi e veçantë të fitoj titullin me Teutën,  e kam thënë se jam rritur me Teutën dhe unë i kam në memorie ende momentet e vitit 1994 kur jemi shpallur kampionë dhe duam ta bëjmë ëndrrën realitet”, u shpreh Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat