Po shkëlqen me fanellën e Realit

Futboll

Po shkëlqen me fanellën e Realit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:05
Po shkëlqen me fanellën e Realit

Mançester Junajtid është duke përgatitur një ofertë deri në 40 milionë paund për mbrojtësin e Realit, Rafael Varan, në merkaton e verës.

Sipas “Mirror”, Ole Gunar Solskjaerit i pëlqen shumë qendërmbrojtësi francez, të cilin e shikon si partnerin ideal të kapitenit Herri Meguajër në qendër të mbrojtjes.

“Djajtë” po vuajnë në mbrojtje pas dëmtimit të Meguajërit në kavilje dhe të enjten pësuan 4 gola në “Old Trafford” në ndeshjen kundër Liverpulit.

28-vjeçari Varan ka edhe një vit kontratë në “Bernabeu”, por ai mund të kërkojë një aventurë të re. Dhe Junajtid ia ofron këtë mundësi. Anglezët ishin të interesuar për ta transferuar edhe gjatë verës së shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat