PSV Eindhoven siguron pjesëmarrjen në Champions

Futboll

PSV Eindhoven siguron pjesëmarrjen në Champions

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:08
PSV Eindhoven siguron pjesëmarrjen në Champions

Në Eredivisie u luajt java e 34-t dhe e fundit e sezonit, rezultatet e së cilës dhanë verdiktet e mbetura. Ajaxi i Amsterdamit, i shpallur matematikisht kampion disa javë para fundit nuk u kursye ndaj Vietesses, duke fituar 1-3.

PSV Eindhovenit iu desh vetëm një pikë ndaj Utrechtit për pjesëmarrjen në Champions dhe ia doli duke barazuar 1-1. AZ Alkmaari fitoi thellë 5-0 me Heracles, por mbetet në vendin e tretë, me vetëm një pikë më shumë se PSV (shkon në Europa League).

Vitesse, edhe pse u mposht nga Ajaxi, do të luajë në Conference League. Katër ekipet që renditen më poshtë, Feyenoord, Utrecht, Groningen dhe Sparta e Rotterdamit do të luajnë në play off për vendin e fundit që luan në Conference League.

Ranë direkt një kategori më poshtë Venlo dhe Den Haag, ndërsa Emmen do të ketë mundësi të qëndrojë në elitën e futbollit holandez nëpërmjet play of-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat