Dzeko: Nuk kishte zgjedhje më të mirë…

Futboll

Dzeko: Nuk kishte zgjedhje më të mirë…

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:11
Dzeko: Nuk kishte zgjedhje më të mirë…

Sulmuesi i Roma-s, Edin Dzeko, ka folur për trajnerin e ardhshëm të verdhekuqve, Jose Mourinho, dhe të ardhmen e tij.

“Fitorja me Lazio-n na jep pak gëzim, por e dinim se nuk ka qenë një ngë sezonet më të mira për ne”, ka thënë boshnjaku për DAZN.

“Derbi është gjithmonë derbi, donim ta mbyllnim mirë sezonin pas humbjes së pësuar në derbin e parë. Pengje? Nuk më pëlqen të shikoj mbrapa, pengje do të ketë gjithmonë. Kemi vuajtur, por kemi fituar me meritë”.

Në lidhje me Mourinho-n:

“Ka sjellë entuziazëm që tani,  kemi fituar. Roma është një ambient i vështirë, nuk mund të kishin bërë një zgjedhje më të mirë”, ka thënë Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat