Hetemaj me Beneventon fitojnë pikën e shpresës

Futboll

Hetemaj me Beneventon fitojnë pikën e shpresës

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:25
Hetemaj me Beneventon fitojnë pikën e shpresës

Benevento si vendas dështon, duke luajtur baras 1:1 me Crotonen, në takimin e javës së parafundit në Serie A.

Benevento fitoren e kishte në dorë, por e lëshoi në fund!  

Futbollisti shqiptar Përparim Hetemaj luajti standard por me Beneventon zhgënjyen. 

Për Beneventon shënoi Lapadula (13') dhe për Crotonen Simy (90+3'). 

Fati i Beneventos vendoset në javën e fundit, në përballjen në udhëtim me Torinon. 

Nëse fiton Benevento, mbetet në ligë.

Benevento renditet në vend të 18-të me 32 pikë dhe Torino është e 17-ta me 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat