Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao – Real Madrid

Futboll

Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao – Real Madrid

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Real Madridi është mysafir i Athletic Bilbaos në ndeshjen e xhiros së 37-të në La Liga që zhvillohet në stadiumin ‘San Mames Barria’.

Los Blancos kanë dy pikë më pak se lideri Atletico Madrid dhe do të përpiqen të fitojnë duke pritur gabimin e Los Rojiblancos.

Bilbao nuk ka ndonjë objektiv në këtë sfidë, pos që t’i shkaktojë probleme kampionit në fuqi të Spanjës.

Trajneri Zinedine Zidane do të përpiqet të dalë fitues përballë taktikave të homologut në anën tjetër, Marcelino Garcia.

Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Simon, De Marcos, Yeray Martinez, Balenziaga, Berenguer, Garcia, Vengedor, Morcillo, Williams, Sanget.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Militao, Nacho, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Odriozola, Vinicius, Rodrygo, Miguel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat