Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Osasuna

Futboll

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Osasuna

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Osasuna është kundërshtar i Atletico Madridit në ndeshjen e xhiros së parafundit në La Liga që zhvillohet në Estadio Wanda Metropolitano.

Los Rojiblancos kanë dy pikë më shumë se Real Madridi dhe katër më shumë se Barcelona në garën për titull, ashtu që duan të sigurohen që të mbesin në vend të parë edhe pas dy xhirove të mbetura.

Diego Simeone do të tentojë t’i mposhtë taktikat e homologut të tij te skuadra kundërshtare, Jagoba Arrasate.

Osasuna luan pa ndonjë objektiv, pasi e ka siguruar mbijetesën, ndërsa ndodhet larg zonës evropiane.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso, Carrasco; Saul, Marcos Llorente, Koke; Correa, Luis Suarez.

Formacioni startues i Osasunas: Herrera; Ramalho, Unai Garcia, David Garcia, Juan Cruz; Brasanac, Moncayola; Kike Barja, Ruben Garcia; Jony, Budimir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat